26 Prill 2024

G20: Ekonomia globale po përmirësohet

Seul, 6 qershor - Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave të 20 vendeve më të zhvilluara të botës dhe atyre në zhvillim janë shprehur pas takimit dyditor në qytetin Busan në Korenë e Jugut, se ekonomia botërore po e merr veten më shpejt se pritej, por ende ka sfida të mëdha përpara ku mund të përmendim paqëndrueshmërinë e tregjeve ndërkombëtare dhe sigurimi i zhvillimit ekonomik.

Në raportin përfundimtar, ata janë shprehur për një kontroll më efektiv të bankave dhe institucioneve të tjera financiare, si edhe për reduktim të deficiteve buxhetore.

Krerët e financave të këtyre vendeve thanë se deficitet e mëdha buxhetore duhen shkurtuar, por nuk ranë dakord për sa i përket krijimit të një fondi bankar që do të ndihmojë vendet që do të kenë probleme në të ardhmen.

Ata nuk ranë dakord për taksë globale për bankat që mbështeten nga Amerika dhe Europa, por kundërshtohet nga vendet në zhvillim, si dhe nga Kanadaja dhe Australia.

Takimi vendosi edhe axhendën për samitin e Torontos që do të mbahet ne 26-27 qershor. Në deklaratën e tyre delegatët thanë se sektori financiar duhet të jepte një “kontribut të drejtë dhe substancial” për paketat e ardhshme të shpëtimit.

Ministrat gjithashtu kërkuan më shumë transparencë, rregullim dhe mbikëqyrje të fondeve financiare, agjencive të kreditit dhe praktikave të tjera financiare.

Ata thanë se shoku financiar që përjetuan qeveritë, sidomos të vendeve të Eurozonës tregon se e ardhmja është e mbushur me sfida.

Komunikata përfundimtare flet edhe për një strategji të daljes nga kriza. Ministri koreanojugor i Financave, Yoon, tha pas takimit se: “Ngjarjet e fundit në Europën e Jugut theksojnë nevojën e konsolidimit të financave publike. Duhen marrë masa që të rrisin besueshmërinë dhe nuk pengojnë rritjen ekonomike. Shtetet me probleme të mëdha buxhetore duhet të përshpejtojnë konsolidimin e tyre".

Dallime në takimin e G20-s u shfaqën në çështje të veçuara, si kontrolli i tregjeve dhe marrëdhënia mes përtëritjes së buxheteve dhe rritjes së kërkesës”. Në fokus të gjitha takimet ishin zhvillimet në ekonominë botërore dhe borxhet në disa vende të Europës.
Para së gjithash Koreja e Jugut, Japonia dhe India ishin të interesuara dhe donin sqarime lidhur me paketën e shpëtimit të BE-së. Kina  dhe Brazili kishin shprehur mendimet e tyre që për luftimin e deficitit shtetëror, shtetet e BE-së nuk kishin vepruar me vendosmëri të mjaftueshme.

Takimi i ministrave të Financave dhe shefave të bankave në qytetin e Pusan u shërben përgatitjeve të samiteve të G-20 që zhvillohen në fund të këtij muaji në Toronto dhe në nëntor në Seul. Për herë të parë, Koreja e Jugut ka marrë përgjegjësinë brenda grupit të vendeve udhëheqëse industriale dhe vendeve në ekspansion. Në takim u fol edhe për Hungarinë dhe frikën e një falimentimi të mundshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)