25 Shkurt 2020

Fuqizimi i Sektorit Privat në Kosovë shënon pesë vjetorin e aktiviteteve

Prishtinë, 12 dhjetor - Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të flasë në ngjarjen e shënimit të sukseseve të aktivitetit të USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat, i cili filloi në vitin 2014. 

USAID-i nisi projektin e Fuqizimit (EMPOWER) të Sektorit Privat për të ndihmuar bizneset në zgjerimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të tyre për shitje në tregje ku është identifikuar kërkesa për produkte të tyre, si dhe në rritjen e eksportit dhe të fituarit nga ana e punëtorëve të tyre të shkathtësive të nevojshme për të qenë konkurrent në treg.

Kjo u arrit përmes mbështetjes dhënë sektorëve të shënjestruar, në rradhë të parë atij të përpunimit të drurit, veshëmbathjeve, TIK-ut, energjetikës, dhe sektorëve të tjerë.

Për të përmbushur kërkesën e bizneseve në rritje, Fuqizimi i Sektori Privat mbështeti trajnimin e 4.367 punëtorëve për të fituar aftësitë e kërkuara përmes kryerjes së praktikës profesionale nëpër ndërmarrje dhe sigurimit të trajnuesve, mbështeti drejtpërdrejtë rreth 613 ndërmarrje dhe investoi mbi 5 milion dollarë amerikan për të krijuar 5.109 vende të reja pune anembanë Kosovës.

Rezultatet e tilla u mundësuan përmes shfrytëzimit të efektit të bashkëfinancimit nga bizneset partnere duke siguruar në këtë mënyrë mbi 17 milion dollarë amerikan.

Përveç kësaj, kjo mbështetje lehtësoi praninë e bizneseve kosovare në panaire lokale dhe ndërkombëtare si dhe në konventa të industrive të ndryshme, duke rezultuar me mbi 22 milion dollarë amerikan në shitje të raportuara.

Përmes mbështetjes së Fuqizimit të Sektorit Privat, 71 kompani kosovare u pajisën me çertifikime ndërkombëtare për cilësi.

Kjo mbështetje e përgjithshme rezultoi me shitje të reja në vlerë prej 214 milion dollarë amerikan që realizuan bizneset partnere, nga të cilat gati 101 milion dollarë amerikan ishin nga kontrata të reja eksporti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)