06 Dhjetor 2019

Funksionalizimi i Dhomës së Posaçme zhbllokon 20 përqindëshin e mijëra punëtorëve

Prishtinë, 18 qershor - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, kanë vizituar sot Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, ku janë pritur nga kryetari i kësaj Dhome, Sahit Sylejmani dhe kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci.

Gjatë takimit, ministri Tahiri ka theksuar se për shkak të kompetencës ekskluzive të Dhomës së Posaçme me çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, puna e kësaj gjykate ndikon drejtpërdrejt në dinamikën e procesit të privatizimit e sidomos tek shpërndarja e fondeve në mirëbesim tek punëtorët dhe kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore si dhe bartja e mjeteve të mbetura tek buxheti i Republikës së Kosovës.

Sipas ministrit Tahiri, me Ligjin e ri për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, që tashmë është miratuar në leximin e dytë në Kuvendin e Republikës dhe brenda javës pritet të dekretohet nga Presidenti i Kosovës,  garantohet vazhdimësia e punës së kësaj Dhome pas përfundimit të mandatit të EULEX-it në gjyqësor, si dhe shënohet një momentum sa i përket përfitimit të pronësisë të sistemin tonë gjyqësore përmes shkëputjes së përhershme nga gjyqtarët ndërkombëtarë dhe kalimit të kompetencave të plota tek gjyqtarë tërësisht vendorë.  

“Lajm i mirë është që më në fund po fillon trajtimi i 21 mijë lëndëve që kanë mbetur nga privatizimi. Janë mijëra qytetarë që presin 20 përqindëshin e tyre, disa prej tyre presin pagat në këtë proces, kreditorët presin mjetet e tyre. Puna e kësaj Dhome ndikon direkt në ritmin e punës së procesit të privatizimit” ka thënë ministrit Tahiri.

Trajtimi i lëndëve, sipas ministrit Tahiri, do të zhbllokoj edhe rreth 100 milionë euro  të bllokuara në BQK, të cilat do të derdhen në buxhetin e Kosovës.

Ligji i ri mundëson strukturë të re organizative brenda kësaj gjykate, e cila përveç se respekton pavarësinë  gjyqësore, parasheh përfshirjen e plotë të kësaj gjykate brenda kornizës së kompetencave menaxhuese të Këshillit Gjyqësor i Kosovës, ka theksuar ministri Tahiri.

"Nëse gjatë viteve të fundit Dhoma e Posaçme është stërngarkuar me lëndë, e situata më pas është bërë edhe më e pamundur me bllokimin total të punës si pasojë e përfundimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë, tashmë me miratimin e ligjit të ri, nuk ka më asnjë arsyetim për gjyqtarët dhe Dhomën e Posaçme. Tani përgjegjësia bie mbi vet Gjykatën Supreme dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që të siguroheni që pikërisht lehtësimet të cilat ua ofron ligji i ri t’i shfrytëzoni maksimalisht për të çuar përpara punën e kësaj gjykate, për të zgjidhur 21 mijë lëndë që janë në pritje dhe si rezultat për të përmirësuar direkt jetën e qytetarëve tanë" ka theksuar ministri Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019  - Administrata Tatimore e Kosovës organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Open Data Kosovo në bashkëpunim me fondacionin ePanstwo, organizatë kjo që operon në Poloni organizojnë konferencën ndërkombëtare mbi të dhënat e hapura dhe iniciativat teknologjike në Kosovë dhe Evropë, titulluar “GOT_Data”. (Prishtinë, 9:30)

- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të prezantoj raportin  e punës për vitin 2019 ku edhe do të bëhet prezantimi i planit të punës për SHSKUK-në  për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të shpaloset analiza “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve "Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Hotel Swiss Diamont, ora 11:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të shpalosen vendimet e fundit nga mbledhja e Bordit Ekzekutiv. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon panel diskutimin në temën: “Krimet e luftës – Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, Rr. Prishtinë - Veternik, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të Radio K4. (Shtabi Qendror i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 15:00)