29 Mars 2024

Franca planifikon një paketë kursimesh

Paris, 13 qershor - Pas vendeve të tjera evropiane, edhe Franca ka paralajmëruar hartimin e një pakete për kursime dhe konsolidimin e buxhetit shtetëror.

Kryeministri i Francës, Francois Fillon, deklaroi në Paris se deri në vitin 2013, deficiti i shtetit duhet të zvogëlohet për 100 milionë euro dhe të ulet nën kufirin e parashikuar të deficititit të diktuar nga BE prej tre për qind të prodhimit bruto.

Deficiti i Francës aktualisht është tetë për qind. Kryeministri Fillon bëri të ditur se gjysma e kursimeve duhet të arrihet përmes shkurtimeve në sektorin publik dhe shlyerjes së çlirimeve tatimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)