20 Prill 2024

Franca e Gjermania propozojnë 500 miliardë euro për fondin e rimëkëmbjes

Bruksel, 19 maj - Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Komisioni Evropian të huazojë para në tregjet e kapitalit në emër të Bashkimit Evropian dhe të krijojë një fond rimëkëmbjeje prej 500 miliardë eurosh, për të ndihmuar ekonomitë evropiane të goditura nga koronavirusi.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se është hera e parë që të dy vendet kanë rënë dakord bashkërisht ta lejojnë BE-së të rrisë borxhin:

"Ky është një hap i madh përpara dhe shpresojmë që Komisioni Evropian ta mbështesë këtë propozim në ditët e ardhshme dhe që ai më pas të mbështetet nga të gjithë partnerët tanë."

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se qëllimi është që Evropa të dalë nga kjo krizë më e fortë, më e bashkuar dhe më solidare.

Komisioni Evropian do të paraqesë detajet e programit të rimëkëmbjes ekonomike në Bruksel javën e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)