19 Prill 2024

Franca dhe Gjermania blejnë borxhin grek

Paris, 2 mars - Përfaqësues të qeverisë franceze dhe gjermane po shqyrtojnë një plan në vlerë prej 30 miliardë euro për shpëtimin e Greqisë nga kriza, në të cilën hyri ky vend anëtar i eurozonës.
 
Këtë e shkruan gazeta “Voltstrit Zhurnal”, duke shtuar se pakoja e masave nënkupton blerjen e borxhit grek nga ana e institucionit francez dhe gjerman, kryesisht banka në pronësi shtetërore.
 
Plani i tillë duhej të aprovohej nga presidenti francez Nikolla Sarkozi dhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel të cilë kërkuan kohë për të menduar.
 
“Volstrit Zhurnal” bëri të ditur se një zyrtar i paemëruar grek i cili thotë se shteti i tij shqyrton opsionin për shitjen e një pjese të borxhit shtetëror në vlerë prej 20-30 miliardë euro. Këto mjete i nevojiten Greqisë për t’i paguar borxhet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)