06 Tetor 2022

Forumi Femrat Shqiptare dhuron 10 mijë euro për nëna me jetimë dhe për persona me aftësi të kufizuar

Prishtinë, 29 prill -  Shoqata Forumi Femrat Shqiptare me seli në Suedi dhe degë nëKosovë, me rastin e festës së Bajramit dhuron ndihmë nga  100 euro për 100 familje , për dy kategoritë e shoqërisë shqiptare nëKosovë: nëna me jetimë dhe për persona me aftësi të kufizuar, tëcilët janë përzgjedhur në bazë të listës së shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës “HANDIKOS”.  

Familjet që do të ju dhurohet shuma financiare nga 100 euro, janë familje nga  komuna e Prishtinës, Gjilanit, fshatit Topanicënë komunën e Kamenicës, si dhe për 40 familje nga komuna e Tetovës, si dhe disa fshatrave të Maqedonisë së Veriut. Ky aktivitet ka filluar dje nga dita e enjte e do të vazhdojë deri të dielën, kur pritet të sh[përndahen mjetet financiare për të gjithë përfituesit.

Mjetet janë grumbulluar nga vetë anëtarët e kësaj shoqate të cilat njëherit janë edhe aktiviste të rregullta të shoqatës. Shoqata nëvazhdimësi ka organizuar aktivitete të ndryshme humanitare, duke përfshirë ndihma për shqiptarët kudo që janë kryesisht në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Shqipëri, si dhe vendbanimet në Luginë.  

Ndihmat që ka ofruar kjo shoqatë kanë qenë varësisht prej nevojave, qoftë ndërtimi i vendbanimeve, ku deri më tani janë ndërtuar nga Shoqata Forumi Femrat Shqiptare mbi 17 shtëpijanë dhe janë dhuruar 7 banesa për familje me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe nëna me jetim. Gjithashtu është duke u ndërtua një shtëpi për një Nënë me aftësi të kufizuara në rajonin e Malësisë së madhe në Shqipëri.  Shoqata gjithashtu në vazhdimësi  ka dhuruar edhe ndihma të tjera qoftë pako ushqimore, dru apo gjëra të tilla të nevojshme për familjet shqiptare në nevojë.  

Humanizmi FFSH- Forumi Femrat Shqiptare është themeluar me 1.06.2017 në Suedi, mirëpo ka anëtare shqiptare nga vende të ndryshme të botës, të cilat në vazhdimësi kontribuojnë për një mirëqenie dhe një jetë  më të mirë për shqiptarët kudo që janë .

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)