28 Mars 2024

Forumi Ekonomik Botëror parashikon rritje të madhe ekonomike në 2018

Londër, 18 janar - Forumi Ekonomik Botëror publikoi në Londër "Raportin e rreziqeve globale 2018", në të cilin parashikohet një rritje e madhe e ekonomisë botërore sivjet, që do të krijojë mundësi të mira për çdo vend për të zgjidhur problemet e mëdha shoqërore, ekonomike, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mjedisit.

"Raporti i rreziqeve globale" publikohet çdo vit në janar dhe përfshin mendimet e specialistëve dhe politikëbërësve kidhur me rreziqet e mëdha globale.

Në sondazhin e opinionit për krizat të përfshirë në këtë raport kanë marrë pjesë afro një mijë veta, 59 % e të cilëve mendojnë se rreziqet do të shtohen, ndërsa 7 % se do të ulen.

Sipas raportit, përkeqësimi i rrethanave gjeopolitike është një prej arsyeve për këtë parashikim pesimist. Edhe problemet e mjedisit kanë shkaktuar shqetësim, teksa janë bërë më të ndjeshme edhe rreziqet kibernetike.

Por nga ana tjetër, rreziqet ekonomike janë pakësuar, megjithëse disa ekspertë janë të shqetësuar se rritja e ekonomisë globale do të shkaktojë vetëkënaqësi dhe shpërfilljen e rreziqeve strukturore në sistemin ekonomik dhe financiar botëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)