29 Mars 2024

Formohet grupi punues për çështjen e pensionëve nga Zvicëra

Prishtinë, 2 prill - Përfaqësuesit e Ministrisë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë zhvilluar takim pune me përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, nga të cilët janë njoftuar  se nga 1 prilli do të bëhet zbatimi i rregullores së re për  pensionet e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Ndërprerja e pensioneve është bërë për shkak të skadimit të marrëveshjeve të vjetra dhe kërkohet inicimi procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja, në lidhje më çështjen e sigurimeve sociale.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pas njoftimit nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për skadimin e marrëveshjeve te vjetra, në lidhje me pensionet invalidore  ka informuar Ministrin e Jashtme lidhur më ketë çështje.

Menjëherë pas informimit të skadimit të marrëveshjes  Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale ka formuar grupin punues teknik për inicimin e nënshkrimit të marrëveshjeve te reja me shtetin Zviceran.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)