28 Mars 2024

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikon Raportin për Artikullin IV për Kosovën

Prishtinë, 13 janar - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar pas përfundimit të konsultave të Artikullit IV me Kosovën për vitin 2021.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se vendimi i BQK-së për të hequr gradualisht masat mbështetëse të lidhura me pandeminë në vitin 2021 ishte i justifikuar.

Ndërkohë që sistemi financiar në përgjithësi, ka mbetur i qëndrueshëm dhe rritja e kredive joperformuese pritet të jetë e kufizuar, forcimi i monitorimit të rrezikut kreditor është thelbësor për të siguruar që provizionet në banka pasqyrojnë ndryshimin themelor në kualitetin e mjeteve dhe se nivelet e kapitalit janë të mjaftueshme për të absorbuar humbjet, si dhe për të vazhduar aktivitetin kredidhënës.

Kapaciteti i autoritetit mbikëqyrës për të vlerësuar kornizën e humbjeve të pritura kreditore të institucioneve të rregulluara në kontekstin e zbatimit të SNRF-9 duhet të vazhdojë të përmirësohet.

Rifillimi i funksionimit të Bordit të BQK-së do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve të dala nga raportet e Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar dhe Vlerësimit të Masave Mbrojtëse, duke siguruar që funksioni i stabilitetit financiar të raportojë drejtpërdrejt te Bordi Ekzekutiv.

Raportin e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar mund ta gjeni në vijim:

https://www.imf.org/en/Publications/CR/Issues/2022/01/11/Republic-of-Kosovo-2021-Article-IV-Consultation-Press-Release-and-Staff-Report-511873

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)