16 Prill 2024

Fondacioni Jahjaga mundësi e përmirësimit të imazhit të Kosovës

Prishtinë, 22 maj - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me “Fondacionin Jahjaga”, i cili ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave të margjinalizuara si dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit. Nga ky bashkëpunim fillimisht do të përfitojnë dhjetë gra nga Gjakova dhe Drenasi.

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se “Fondacioni Jahjaga” është munësi për zhvillimin ekonomik dhe në funksion të përmirësimit të  imazhit të vendit.

“Besoj që një fondacion i tillë do të jetë garancë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Një bashkëpunim i tillë do të jetë në funksion të përmirësimit të imazhit të vendit. Ky memorandum do të jetë një mundësi e përshpejtimit të proceseve të integruese ”.

Drejtori ekzekutiv i “Fondacionit Jahjaga”, Alban Bokshi, tha se shpreson që bashkëpunimi mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Fondacionit  të vazhdojë. Ai falenderoi OEK-un për ndihmën që i kanë ofruar këtij fondacioni.

“Qëllimi i projektit tonë është fuqizimi ekonomik i grave të margjinalizuara. Projekti do të ndihmojë pesë gra në Drenas dhe pesë në Gjakovë. Ky memorandum është i vlefshëm për të vënë bazë në bashkëpunimin e OEK-ut dhe fondacionit tonë”, tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)