19 Prill 2024

Fondacioni “Behgjet Pacolli” shpërndan ndihma në Shkodër

Shkoder, 23 janar - Dje në qytetin e Shkodrës, një konvoj me ndihma humanitare i Fondacionit Behgjet Pacolli ju dorëzua autoriteteve lokale.

Konvoji prej 4 kamionësh të tonazhit të rëndë, përmbante 100 ton koncentrat ushqimor për bagëtinë.

Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, njëherësh kryetar i komisionit të emergjencave, e falënderoi përfaqësuesin e këtij Fondacioni, Rrahim Pacolli, për ndihmën e dhënë dhe e njohu atë me ecurinë e situatës në këtë rreth të prekur rëndë nga përmbytjet, dhe veçanërisht me gjendjen e bagëtisë në këtë qark.

Përfaqsuesi i Fondacionit “Behgjet Pacolli”, zoti Rrahim Pacolli tregoi për arsyet e iniciativës së ndërrmarrë për t’i ardhur në ndihmë në këtë mënyrë blegtorëve të këtij qarku.

“Ne vendosëm ta ndihmojmë  popullin vëlla të Shqipërisë me rastin e vërshimeve. Për më shumë zoti Pacolli që ka lidhje shpirtërore me fshatin, duke ditur rëndësinë e kafshëve për një familje blegtorësh, duke ditur humbjet e rënda në bagëti dhe nevojat për ushqimin e tyre, vendosi të sillte këtë ngarkesë me koncentrat ushqimor”.

Qarku i Shkodrës është nga qarqet më blegtoralë të vendit. Ai ka rreth 50000 lopë, të organizuar dhe në ferma të mëdha. Ndihmat u shpërndanë në disa fshatra, mes të cilëve Dajçi, komuna më e prekur për humbjet në bagëti dhe u vlerësua shumë në ceremoninë e organizuar me këtë rast.

Në takim merrnin pjesë autoritete lokale të qarkut të Shkodrës, kryetari i komunës së Lezhës, zoti Viktor Tusha, komunë që e ka shpallur zotin Behgjet Pacolli, qytetar nderi, vetëm para pak muajsh.

Ai e konsideroi këtë kontribut të zotit Pacolli, si të parin në bashkëpunimin e kësaj zone me këtë personalitet të rëndësishëm të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)