24 Shtator 2020

FMN vlerëson lartë punën impresionuese e ATK-së gjatë vitit 2019

Prishtinë, 21 janar - Sot është mbajtur takimi përmbyllës i FMN-së i cili ka monitoruar dhe vlerësuar punën e bërë në ATK.

Ky mision në fokus ka pasur vlerësimin e zbatimit të Planit Afatmesëm të Reformës 2019-2021, konkretisht objektivat e parapara në këtë plan, siç janë trajtimi i borxheve tatimore, avancimi i funksionit të kontrollit tatimorë, rimbursimi i TVSH-së, si dhe avancimi i teknologjisë informative.

Drejtori i përgjithshëm i ATK z. Ilir Murtezaj falënderoi ekipin e FMN dhe u zotua se do të vazhdon edhe më tutje në realizimin e objektivave të parapara dhe përmirësimin e kapaciteteve.

Në këtë takim FMN ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për punën e bërë përgjatë vitit 2019 të cilin vlerësim e kanë pasqyruar në Draft Raportin e dorëzuar sot Drejtorit të Përgjithshëm.

Njëkohësisht FMN konfirmon se do te vazhdojë me përkrahjen e saj në zhvillimin e proceseve të rëndësishme të punës së Administratës Tatimore të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2020

- Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit ri themelojn Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Hyrja e Kuvendit nga sheshi, ora 10:00)

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike". (Rruga "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" ora 11:45)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 13:00)

- Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)