07 Tetor 2022

FMN shpreh gatishmërinë për realizimin e projekteve të ndryshme me BQK-në

Prishtinë, 11 maj - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella dhe Stephanie Eble, përfaqësuese e zyrës regjionale për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe veprimet e deritashme të ndërmarra nga BQK.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti njoftoi të pranishmit se sektori financiar vazhdon të jetë likuid dhe me performancë pozitive, si dhe falënderoi FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe BQK-së në veçanti.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Misionit të FMN-së për vendin tonë, Gabriel Di Bell shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe realizimit të projekteve të ndryshme me BQK-në, përmes të cilave do të përfitonin qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)