29 Mars 2024

FMN i kërkon Serbisë, zvogëlimin e pensioneve

Beograd, 6 gusht - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se pensioni mesatar në Serbi, që arrin në 60 për qind të rrogës mesatare duhet të zvogëlohet.

Përfaqësuesi i FMN-së në Serbi, Bogdan Lisovolik mendon se nëse ruhet ky nivel pensionesh, atëherë Serbia nuk do të mundë të financojë shpenzimet e larta për pensionet, që për momentin arrijnë në 13 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ai shtoi se në Bashkimin Evropian, vetëm Greqia dhe Italia kanë nivel më të madh shpenzimesh për pensionet nga PBB-ja, krahasuar me Serbinë.

Në qershor, paga mesatare në Serbi ishte rreth 320 euro, ndërsa pensioni mesatar rreth 185 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)