22 Janar 2020

FMN faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 14 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka pritur sot në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga Shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble, me të cilët diskutuan për objektivat në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit financiar në vend, në të cilin aspekt  siç u tha në takim, Kosova është treguar e përgjegjshme.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj e falënderoi delegacionin e Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndihmën që ky institucion ia ka dhënë Kosovës në zhvillimin ekonomik duke theksuar se FMN-ja është një partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një partneritet konstruktiv dhe bashkëpunimi mes Qeverisë dhe këtij institucioni është i frytshëm. Jemi të lumtur për këtë raport dhe Kosovës i duhet në vazhdimësi mbështetje nga FMN-në për arritjen e objektivave duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të rrisim bashkëpunimin, në favor të rritjes së përkrahjes financiare dhe investimeve të huaja”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj theksoi se bashkëpunimi me FMN-në është i rëndësishëm për një funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit buxhetor dhe financiar të Kosovës.

Nga ana e saj, Shefja e Misionit për Kosovë Stephanie Eble, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe konfirmoi mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)