28 Mars 2024

FMN, ekziston ende rrezik i lartë për 2011

Washington, 26 janar - Fondi Monetar Nderkombetar (FMN) paralajmëroi se stabiliteti global financiar nuk është siguruar ende dhe se rreziqet me të cilat përballet rigjallërimi ekonomik janë ende të larta.

FMN-ja parashikon megjithatë se vendet në zhvillim si Kina, India, Brazili dhe Rusia do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm këtë vit, por jo aq shumë sa gjatë 2010.

Ndërkohë, FMN-ja thotë se ekonomia amerikane do të rritet më shumë nga çfarë pritej.

Por organizata lajmëron se ka nevojë urgjente për të përballuar problemet financiare me qeveritë dhe bankat në eurozonë.

FMN-ja tha se rritja do të etë nga 4.2% në 4.4%. Rritja në SHBA është parashikuar të jetë deri në 3%, më shumë se parashikimi 2.3% i muajit tetor. Një tjetër ekonomi evropiane, Britania, sipas FMN-së, do të rritet 2%, duke mos patur ndonjë ndryshim nga parashikimi i mëparshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)