19 Prill 2024

"Fitch Ratings" zhvlerësoi edhe 5 banka greke

Athinë, 18 Janar - Pas zhvlerësimit ditën e premte të obligacioneve greke agjencia ndërkombëtare e Vlerësimit "Fitch Ratings" zhvlerësoi edhe 5 banka greke dhe la të hapur mundësinë e një zhvlerësimit të ri brenda vitit. Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit zhvlerësoi 5 banka greke nga BB në BBB-minus.

Pesë bankat greke të zvlerësuara, të cilat ishin dhe mbeten nën vëzhgim, janë Banka Kombëtare, Alpha Bank, Eurobank, Banka e Pireut dhe Banka Bujqësore.

Agjencia Fitch le të hapur perspektivën e një zhvlerësimi tjetër të bankave greke, në qoftë se ekonomia greke e zhytur në recesion -4.6 % nuk hyn në orbitë zhvillimi.

“Në qoftë se nuk do të shënohet kthesa drejt zhvillimit deri në tremujorin e tretë, do të duhet të rishikojmë vlerësimin” - deklaroi kryeanalisti i agjencisë Fitch për Greqinë, Chris Rice.

Zhvlerësimi i 5 bankave greke pasoi zhvlerësimin e së premtes me një nyje të obligacioneve afatgjata greke nga BB+ në BBB, duke i përfshirë në thelb në kategorinë “junks”, pra mbeturina.

Athina reagoi negativisht duke bërë fjalë për vlerësim joobjektiv të reformimit të thellë strukturor të ekonomisë së saj.

Agjencia Fitch ndërkohë argumentoi vendimin e saj me dyshimet përsa i përket menazhimit të borxhit të madh, rikthimit të Greqisë në tregjet financiare dhe garantimit të mbështetjes nga mekanizmat evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)