26 Shtator 2020

Fillon punën Njësia për Luftimin e Mashtrimeve në Zyrën Kombëtare të Auditimit

Prishtinë, 19 mars - Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnettdo të vizitojë sot Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKAK) ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit.  

ZKAK është partner kyç i aktivitetit anti-korrupsion të USAID-it në prokurimin publik dhe zë vend qendror në zbulimin e mashtrimeve, shpërdorimeve dhe abuzimeve, si dhe luftimin e korrupsionit. 

USAID-i ka siguruar avancim të përshtatur të kapaciteteve për zbulim dhe luftim të mashtrimeve për 60 auditorë kombëtarë si dhe ka mbështetur themelimin e Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve në kuadër të Departamentit Ligjor të ZKAK-së.

Përmes Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, USAID-i mbështet aktivitetet e prokurimit elektronik, duke ndihmuar kështu Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të) në përcjelljen e shpenzimit të parasë publike nga qeveritë lokale dhe ajo qendrore, si dhe mënyrat kreative të të ndihmuarit të publikut të gjerë për të mbikëqyrur shpenzimet qeveritare dhe nxitur një sistem të drejtë dhe transparent të prokurimit publik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)