21 Shkurt 2020

Fillon procesi i planifikimit të projekt-buxhetit për vitin 2020 të Mitrovicës

Mitrovicë, 19 gusht - Drejtuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe në prani të nënkryetarit, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Fillimisht zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, e prezantoj Qarkoren e brendshme buxhetore për vitin 2020/02, duke theksuar se qëllimi i saj është që drejtorët e drejtorive, zyrat dhe përgjegjësitë e programeve buxhetore të njoftohen me informata që kërkohen për fillimin e procesit të planifikimit të projekt-buxhetit për vitin 2020 dhe parashikimet për 2021-2022.

Ai tha se përgjegjësitë dhe autorizuesit për planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit, sipas programeve buxhetore dhe kategorive ekonomike të shpenzimeve,  janë  bazuar në Qarkoren Buxhetore 2020/02 për Komunat, të lëshuar nga Ministria e Financave me nr. të protokollit 1171 të datës 08.08.2019.

“Ne si drejtori së shpejti do të lëshojmë edhe instruksionet për procesin e planifikimit buxhetor dhe si  gjithmonë, do  të jemi  të gatshëm për bashkëpunim dhe në dispozicion. Do  të mbajmë takimet konsultative me secilin drejtor, për shqyrtimin e kërkesave fillestare buxhetore për vitin 2020 dhe parashikimet për vitin 2021 dhe 2022 gjatë kësaj jave.

Si shqetësim i ngritur gjatë kësaj mbledhje ishte edhe mos furnizimi me kohë i drejtorive komunale me printerë nga kompania e re e kontraktuar “N.T INFO COM” nga Autoriteti Qendror i Prokurimit, me ç’rast kryetari Bahtiri u shpreh i shqetësuar për mos implementimin e kontratës pasi që mos furnizimi me printerë na ka sjellë vështirësi të shumta gjatë kryerjes së punëve të përditshme në shërbim të qytetarëve tanë. 

Në mbledhjen e sotme të bordit u diskutua edhe për sukseset e arritura nga vajzat e klubit të futbollit KFF “Mitrovica” të cilat po shkruajnë historinë në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Me këtë rast Bordi i Drejtorëve aprovuan kërkesën e tyre e cila do të procedohet për Kuvendin Komunal për ti mbështetur ato në shpenzimet e udhëtimit në vlerë prej 5 mijë euro në ndeshjen e radhës në Gjermani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)