29 Maj 2020

Fillon pagesa për përfituesit e Pakos Fiskale Masa 15

Prishtinë, 21 maj - Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të Qeverisë për Pakon Emergjente Fiskale, Nr. 01/19, dhe vendimit të Ministrit  të Financave dhe Transfereve, Nr. 31/2020, përkatësisht masën 15 për 5,559  përfitues, pas verifikimit të një pjese të aplikacioneve dhe aprovimit të tyre.

Gjithashtu, MFT ka njoftuar aplikuesit e masës 15 se është duke u punuar intensivisht për shqyrtimin e aplikacioneve të tjera dhe pagesat janë duke u kryer në vazhdimësi. 

Përfituesit të cilët janë lajmëruar përmes mesazheve telefonike luten që tërheqjen e mjeteve ta bëjnë në Postën e Kosovës, në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e COVID-19 dhe

Po ashtu gjatë tërheqjes së mjeteve të respektohen rregullat e distancës sociale dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)