28 Mars 2024

Fillon indeksi i Transparencës në prokurim në nivelin komunal

Prishtinë, 7 gusht - Me rastin e nisjes zyrtare të indeksit të transparencës, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Greek Delawie do tu drejtohet të pranishmëve.  

USAID-i akordoi një grant Institutit Demokratik të Kosovës (IDK) për të zhvilluar Indeksin vjetor të Transparencës, i cili ka për qëllim të informojë qytetarët lidhur me nivelin e transparencës në prokurim në nivelin komunal, dhe të krijojë një presion mbi institucionet publike për të rritur transparencën dhe bërë qeverisjen sa më të hapur. 

Me zgjërimin e qasjes në të dhëna mbi shpenzimet publike, qytetarët do të kuptojnë më mirë mënyrat në të cilat shpenzohen mjetet të cilat ata i paguajnë në emër të tatimit.

Përmes Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, USAID-i mbështetë aktivitetet e e-prokurimit duke ndihmuar në këtë mënyrë organizatat e shoqërisë civile në përcjelljen e shpenzimeve të qeverive lokale dhe asaj qëndrore dhe duke ndihmuar mënyrat kreative të përkrahjes së publikut në monitorimin nga ana e tij të shpenzimeve të qeverisë dhe nxitjen e vendosjes së një sistemi të drejtë dhe transparent të prokurimit publik.       

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)