20 Shtator 2020

Fillon dialogu Qeveri - Sindikata Shërbyes civil

Prishtinë, 15 shkurt - Sot, në Ministrinë e Administratës Publike, zyrtarë të autorizuar nga ministri Arsim Bajrami kanë pritur përfaqësuesit sindikal nga Sindikata e Shërbimit Civil dhe Sindikata e Administratës Publike të Kosovës, Mursel Zymberi dhe Ndue Kalaj bashkë më përfaqësues nga nivele të ndryshme të organizmit sindikal.

Ky takim ka shënuar fillimin e një dialogu mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Sindikatave që përfaqësojnë shërbyesit civil dhe administrativ në nivelin qendror dhe lokal.

Sindikalistët kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë, të cilat kanë të bëjnë me nivelizimin dhe harmonizimin pagave me kategoritë tjera që financohen nga Buxheti i Kosovës, shujtën e ngrohtë, pagimin i përvojës së punës, pagesën e shpenzimeve të udhëtimit si dhe kërkesa që lidhen me zbatimin e normativës ligjore lidhur me kontratat e punës.

Në këtë takim, u vendos që të punohet bashkërisht në arritjen e një gjuhe të përbashkët mes asaj çfarë kërkohet nga sindikalistët dhe mundësive buxhetore të Qeverisë së Kosovës. Gjatë ditëve në vijim, përfaqësuesit sindikal do t’i takojë edhe ministri Arsim Bajrami, cili sot nuk mundi të ishte në takim për shkak të agjendës së ngarkuar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)