18 Prill 2024

Fillojnë punime për rregullimin e kanalizimit dhe shtratit të lumit në Dobërqan

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot në  Gjilan mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për realizimin e projektit “Rregullimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit në Dobërqan”, projekt ky i cili financohet nga MMPH dhe kap vlerën totale prej 550 mijë euro.

Me këtë rast Ministri Matoshi u shpreh i lumtur që po investohet në këtë fshat që sipas tij është shembull i aktivizimit qytetar për mbrojtjen e mjedisit.

Ai tutje tha se ky projekt zgjidh problemin e ujërave të  zeza për banorët e kësaj ane.

“Besoj dhe shpresoj që  projekti do të realizohet ashtu siç është  e paraparë dhe projektuar me një mbikqyrje në radhë të parë  të  vetë banorëve, të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Hidromorava", nga komuna e Gjilanit si dhe nga Ministria  e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, shpreh Ministri Matoshi.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli e ka falënderuar Matoshin që gjatë mandatit të tij si ministër ka pasur fokus edhe këtë komunë përmes projekteve mjedisore.

Matoshin për këtë investim e kanë falendëruar edhe asamblisti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Ibish Ibishi si dhe drejtori i “Hidromoravës, Muhamet Suliqi.

Kujtojmë që këtë vit në Gjilan, MMPH po investon edhe projekte tjera mjedisore, që kapin vlerën buxhetore mbi 2 milion euro.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)