13 Nëntor 2018

Falë ndihmës së USAID është krijuar klimë e favorshme e të bërit biznes

Prishtinë, 12 korrik - “Që nga përfundimi i luftës, USAID ka ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, në arsim, shëndetësi, sistemin e drejtësisë, bujqësi dhe në shumë projekte të rëndësishme për vendin. Ne i jemi mirënjohës popullit amerikan, SHBA-ve dhe Misionit të USAID-it për kontributin e dhënë në Kosovë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin lamtumirës me Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Kryeministri Haradinaj, falënderoi drejtorin Hope për përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe lokale, duke theksuar se Kosova është me fat që ka mbështetje nga një partner kaq i fuqishëm si SHBA-të.

“USAID ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se falë ndihmës së vazhdueshme të Misionit të USAID-it dhe përkushtimit institucional, sot në vendin tonë është krijuar klimë e favorshme dhe ambient më i mirë i të bërit biznes, dhe përmes realizimit të projekteve që ka ndihmuar drejtpërdrejtë ky mision, sot në Kosovë kemi numër më të madh të vendeve të punës.

Drejtori  i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, u shpreh i lumtur që ka shërbyer në Kosovë, për bashkëpunimin me institucionet vendore, ndërsa vlerësoi të arriturat dhe progresin e deritashëm, duke shprehur gatishmërinë e USAID-it që të vazhdojë mbështetjen edhe më tutje për Kosovën në proceset e mëtejme zhvillimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2018 - Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i pakës së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ta Pastrojmë Kosovën do të organizoj aksion pastrimi në Mitrovicë, në lagjen rome, afër stadiumit “Riza Lushta”, përkatësisht  te rruga “Adem Voca”. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë, komuna e Obiliqit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje. (Restorant Amazona, ora 10:00)

- Mbahet debati publik me temën “Narkomania dhe alkoholizmi në Kosovë - si të luftohet kundër veseve që po i shkatërrojnë të rinjtë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit mban konferencë për media më temë "Të gjithë bashkë kundër dëmeve që vijnë nga Serbia". (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit bëb prezantimin e projektit “Të rinjtë në Agrobiznes - Regjioni Ekonomik Lindor”. (Shtëpia e Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi Projekt-kodit Penal nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Postës dhe Telekomit të Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)