30 Janar 2023

Evropa në debatin e parave të zeza

Berlin, 9 shkurt - Në masat që forcohen vazhdimisht kundër krizës financiare dhe pasojave të saj bën pjesë edhe lufta kundër evazionit fiskal, zbulimit të burimeve të parave të paligjshme “të zeza”, transferimit ilegal të parave, qëndrimit ndaj bankave dhe vendeve që konsiderohen si “Steueroaza” (vendet parajsë të depozitimit dhe fitimit të paligjshëm) etj.

 

Ky problem po diskutohet gjerësisht me mbrojtjen e fshehtësisë së depozitave dhe të dekonspirimit të tyre në rastet e qëndrimeve kriminale. Zyrtarisht, shteti kërkon dhe mbështet zbulimin dhe dënimin e atyre që veprojnë kundër rregullave të tatimeve dhe fiskut shtetëror. Amerika dhe shtetet e tjera europiane kanë rritur kërkesat, sidomos ndaj Zvicrës për bashkëpunim dhe dhënien e informacionit për transferim parash të shtetasve të tyre.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, theksoi publikisht qëndrimin e vendosur shtetëror kundër evazionit fiskal dhe dha mendimin për blerjen e një CD-je me të dhëna për 1500 shtetas për numrin e llogarisë në Zvicër. Mendohet për mbi 170 miliardë euro të depozituara në Zvicër dhe Lihtenshtein, nga të cilat shteti mund të marrë deri 100 milionë euro tatime. Personi që ka vjedhur dhe ofron këtë burim informacioni me të dhëna bankare kërkon 2,5 milionë euro shpërblim.

Qëndrimi i qeverisë së Gjermanisë është përkrahur edhe nga shumë vende të Bashkimit Europian. Krahas Belgjikës dhe Holandës, deri tani ka treguar interesim edhe fisku i Austrisë për vjedhjen e të dhënave në Zvicër.

Autoritetet tatimore në Austri janë të interesuara për këto informacione, bënte të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Financave në Vjenë. Ai shpreh vlerësimin, se nuk është e domosdoshme që të paguhet. Zëdhënësi, megjithatë, refuzon rregullat e bashkëpunimit midis institucioneve financiare të miratuara nga Bashkimi Europian. Për këtë është parashikuar detyrimi për shkëmbim informacioni për transferim të paligjshëm parash dhe shmangie nga tatimet. Kjo ndodhi edhe para dy vjetëve me Aferat në Lihtenshtein, ku u shkëmbyen të dhënat për 150 austriakë, megjithëse ekzistojnë rregulla më të zbutura për evazionin fiskal në këto raste dhe nuk është e detyruar procedura për ndjekjen e tyre. Kjo ndikoi në vetëdeklarimet dhe u bënë të njohura rreth 200 persona me evazion fiskal në rastin e CD-Daten në Austri.

Holanda ka paguar e para për marrjen e këtij informacioni. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave, Jan Kees de Jager, deklaroi të martën, më 2 shkurt 2010, interesimin për marrjen e të dhënave. Megjithëse nuk flitet konkretisht, lihet të nënkuptohet se është bërë pagesa për marrjen e këtyre të dhënave. Gjykata e Lartë kishte arsyetuar në vendimin e dhënë, se autoritetet tatimore mund të përdorin të dhënat e vjedhura, në rast se shteti nuk e ka cilësuar dhe akuzuar personin si një vjedhës, ose e ka lehtësuar atë nga kjo akuzë. Ministria e Financave bën të njohura për këtë qëllim detyrimet nga rregullat e BE-së për bashkëpunim midis organeve përkatëse. Qeveria holandeze për herë të parë ka bërë pagesën për të dhënat e afruara. Që nga viti i kaluar janë afro 8000 shtetas holandezë me qëndrim në këtë vend, të cilët kanë njoftuar për llogari bankare në vende të tjera, në një vlerë prej 2,2 miliardë euro. Në një rast të bërë të ditur kohët e fundit, autoritetet tatimore financiare kanë kërkuar dhe marrë prej këtyre personave tatime në shumën 81 milionë euro.

Nga të dhënat e medias mësohet se Belgjika ka treguar interesimin e saj për të dhënat e marra në Zvicër. Ministria e Financave ka pyetur në autoritetet gjermane nëse në listën e personave ka edhe depozitues belgë.

Reagimi kundër qëndrimit zyrtar për blerjen e informacionit nga një person, të cilin e konsiderojnë vjedhës. Një avokat ka bërë padi kundër Kancelares Angela Merkel, ministrit të Financave, Volfgang Sheuble dhe ministrit të Financave në Nordheim Vestfalen, Helmut Linssen (politikanë të CDU-së). Me kërkesën e bërë në Prokurorinë në Berlin dhe në Vuppertal, akuzon se plani për blerjen e të dhënave i bën këta politikanë fajtorë për legalizimin ose ndihmës në dekonspirimin e fshehtësisë së biznesit. Përhapja e informacionit të biznesit është e ndaluar me ligjin për konkurrencën. Për këtë qëllim janë në mbrojtje deliktet për mbrojtjen e informacionit nga marrja e paligjshme, dhënia dhe shitja, si dhe nga delikti për të drejtën e fshehtësisë personale. Presidenti i Këshillit Ekonomik të CDU-së ka kërkuar arrestimin e personit që ka bërë këtë angebotë.

Zëdhënësi, Majkëll Offer, i ministrit të Financave, Sheulel, ka dhënë hollësi për mënyrën e blerjes. Në Liechtenstein-Affere, federata dhe landet kanë ndarë koston “pesëdhjetë me pesëdhjetë”. Kjo mendohet të jetë edhe në këtë rast. Në landet që preken nga ky rast, do të ndahet kostoja, duke u llogaritur me dy të tretat e të ardhurave nga tatimet dhe një të tretën nga numri i banorëve.

Kritikët e vlerësojnë të padrejtë blerjen e informacionit nga një kriminel i rrezikshëm. Shteti nuk duhet të vihet në rolin e tregtarit. Për këtë bëhet edhe një krahasim, se si mundet që një person që ka rrëmbyer një punonjës policie, i cili ka kërcënuar me dhunë një rrëmbyes fëmije, dhe më vonë të thuhet se i ka shpëtuar jetën! Fakti i përfitimit për 100 milionë euro tatime, nuk duhet të çojë në shpërblimin e informantit që kërkon lekë, por që nuk sjell ndonjë gjë me rëndësi. Kështu, kritikët vlerësojnë se duhet të ruhen fondamentet e shtetit të së drejtës dhe të mos krijohen precedentë që inkurajojnë vjedhësit.

Edhe gjykata duhet të shprehet për mbrojtjen e parimeve dhe jo të krijohen mundësi për shpërblime të kësaj natyre. Në çështje e aferës në Lihtenshtein u ble informacioni nga shërbimi i fshehtë gjerman. Edhe në rastin e akuzës për evazion fiskal për ish-Presidentin e Postës në Gjermani çështja përfundoi nga gjykata me gjobë dhe ai më vonë u largua nga Gjermania dhe u vendos me banim në Itali. Ai që ka para paguan avokatë të mirë dhe i shpëton burgut! Kështu dëmtohet “Deal” për shtetin dhe drejtësinë. Krijohet mendimi për një drejtësi me dy klasa. Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë me përvojë të gjatë si dënues i kriminelëve nuk mund të thotë për një të akuzuar për evazion fiskal: “të falënderoj në emër të etikës së ligjit”!

Shteti i së drejtës ka për detyrë të mbrojë interesat e shtetit. Kritikat për të drejtën e mbrojtjes së fshehtësisë së biznesit dhe të personit, nuk mund të vihen mbi interesat shtetërore. Fakti që shteti në Gjermani mund të marrë mbi 200 milionë euro tatime nga abuzuesit fiskalë është me rëndësi ekonomike. Në mënyrë të veçantë, është e domosdoshme të theksohet qëndrimi i rreptë ndaj çdo shkelje ligji që cenon rendin dhe financat, e në tërësi ekonominë, veprimtarinë normale të sistemit financiar, si dhe detyrimet e çdo shtetasi për pagimin e taksave. Personat që kanë më shumë para dhe fitime të ligjshme duhet të jenë në kushte të njëjta tatimore me qytetarët me të ardhura të pakta e lehtësisht të kontrollueshme.

Prandaj edhe goditja kundër evazionit fiskal merr rëndësi të posaçme. Shteti përdor të gjitha mjetet e mundshme të njohura për të zbuluar shkeljet e ligjit e dëmtimet e pronës publike. Ligji lejon shpërblimin e atij që kallëzon një krim të rëndë për personin e kërkuar nga policia dhe drejtësia. Po kështu është edhe për informacionin që merret për një kriminel fiskal. Prandaj nuk është e drejtë kritika që bëhet ndaj qeverisë apo shërbimit të fshehtë, për vendimin për pagesën e informatorit. Në këtë rast ka vërtet një dekonspirim të fshehtësisë së biznesit dhe të personit, me qëllim përfitimi nga personi që afron informacionin.

Por fakt është se bëhet e njohur një veprimtari e organizuar e paligjshme e transferimit të parave, si dhe mundësia e zbulimit të pastrimit të parave. Shteti ka të drejtë të shfrytëzojë mundësinë për informacionin që do të ndikojë pozitivisht në zbulimin dhe dënimin e fajtorëve, të forcimit të financave dhe ekonomisë, të mbrojtjes së rendit juridik në tërësi.

Reagimi pozitiv nga qeveritë e shteteve europiane kritikohet më shumë nga media në Zvicër. Po përse ndodh ky ndryshim? Afro tetë deri dhjetë për qind e të ardhurave shtetërore nga tatimet vjen nga bankat. Para njëzet vjetëve ishte afro 20 deri 30 për qind. Me investimet e bëra në industrinë farmaceutike, u rritën më shumë të ardhurat nga ky sektor. Megjithatë, industria financiare bankare mbetet drejtim me rëndësi në Zvicër. Fshehtësia që garanton Zvicra është njohur që para Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Por transferimi i paligjshëm i të ardhurave monetare dhe sidomos pastrimi i tyre, ka krijuar shqetësim për vendet më të zhvilluara.

Në kushtet e krizës, u duk qartë edhe një herë rrezikshmëria e transferimit të paligjshëm të parasë. Për këtë u forcuan edhe masat kundër kësaj veprimtarie kriminale. Në anketat e zhvilluara në Zvicër del se 75 për qind e popullit e do ruajtjen e fshehtësisë së depozitave bankare, të cilat garantojnë të ardhura me rëndësi. Por nuk është e drejtë që të mos vlerësohen edhe interesat e shteteve të tjera që humbasin vlera të rëndësishme buxhetore nga evazioni fiskal. Me të drejtë u forcuan masat për sistemin financiar në Amerikë dhe Europë dhe u vendosën rregulla të përbashkëta në marrëdhëniet financiare ndërkombëtare.

Edhe qeveria zvicerane pranoi këto rregulla, për të mos u futur në listën e zezë të vendeve që favorizojnë evazionin fiskal. Rregullimi i ri i sistemit financiar kërkon një mendim të ri bankar edhe në Zvicër edhe nga personat që disponojnë vlera të mëdha monetare, që harmonizohen drejt interesat publike me ato të individit, të forcohet kërkesa e ligjit për buxhetin shtetëror dhe të parandalohen krimet dhe dëmtimet e pronës, me anë të një administrimi më të drejtë të pasurisë shtetërore dhe asaj personale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)