26 Prill 2024

Euromoney: Raiffeisen, banka më e mirë në Shqipëri

Tiranë , 17 korrik - Euromoney, revista lider në botë për bankingun global dhe tregjet financiare e të kapitalit, ka zgjedhur Raiffeisen Bank në Shqipëri si "Banka më e Mirë" në vend për të gjashtin vit me radhë.

Banka u ble nga Raiffeisen International në vitin 2004 dhe është banka më e madhe në Shqipëri me një bilanc total prej afro 2 miliardë euro.

"Në 2009 "Raiffeisen Bank" forcoi pozicionin e saj të liderit në treg nëpërmjet një kombinimi të rritjes organike dhe shkurtimit të kostove", thote revista prestigjoze Euromoney.

"Ne jemi shumë krenarë që revista e mirënjohur Euromoney ka zgjedhur përsëri Raiffeisen Bank si bankën më të mirë në vend dhe kemi shumë besim që do të vazhdojmë të rritemi dhe të përballemi me sfidat e të ardhmes ashtu siç kemi bërë deri tani.

"Raiffeisen Bank" në Shqipëri ka treguar rritje gjatë vitit 2009 pavarësisht krizës ekonomike dhe vazhdon të jetë në vend të parë në të gjithë treguesit kryesorë të performancës", tha Z. Oliver J. Ëhittle, Drejtor Ekzekutiv i "Raiffeisen Bank" në Shqipëri.

Euromoney nderoi gjithashtu me çmime edhe dy banka të tjera të rrjetit Raiffeisen; Raiffeisen Zentralbank Osterreich AG si "Banka më e Mirë në Austri" dhe Raiffeisen Bank Aval si "Banka më e Mirë në Ukrainë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)