29 Mars 2024

EULEX shtrin hetimet në veri

Mitrovicë, 9 qershor - Misioni Evropian për sundimin e ligjit ka paralajmëruar shtrirjen e hetimeve në veriun e Kosovës, për një numër rastesh, përfshirë ato të korrupsionit, krimit të organizuar dhe vrasjeve.

Një zëdhënëse e EULEX-it, Kristina Herodes, i tha BBC-së se hetimet do të përfshijnë edhe strukturat paralele në veriun e Kosovës si dhe të gjitha organizatat e tjera e individët që dyshohet të jenë të përfshirë në krim të organizuar.

Ajo tha se hetimet për vrasje përfshijnë periudhën e viteve prej 2004 e deri në ditët e sotme dhe theksoi se EULEX-i do të hetojë të gjitha rastet pavarësisht nga përkatësia etnike. Herodes përjashtoi mundësinë që hetimet në veri të bëhen me motive politike ose për të baraspeshuar hetimet që kanë filluar në pjesën tjetër të Kosovës.

Veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ka qenë jashtë kontrollit të mekanizmave ndërkombëtarë dhe atyre vendorë. Shumë shpesh ka qenë arenë e përplasjeve ndëretnike. Herodes tha se ka një shkallë të gjerë të hetimeve që zhvillohen në veri.

“EULEX-i është vendosur në veriun e Kosovës që nga viti 2008 dhe që atëherë policët, prokurorët dhe gjykatësit tanë punojnë atje. Kjo nënkupton se hetime të ndryshme po zhvillohen dhe një shkallë e gjerë e rasteve të krimit janë nën hetime, përfshirë vrasje, përdhunime, vjedhje, lëndime trupore, krim të organizuar, korrupsion dhe kontrabandë”, tha Herodes.

Sipas saj, asnjë strukturë ose organizatë që mund të jetë përfshirë në krim të organizuar ose në kontrabandë nuk do të mbetet pa u hetuar. Sipas saj të gjitha rastet në veri do të hetohen pavarësisht përkatësive etnike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)