24 Prill 2024

Ekonomistët paralajmërojnë se recesioni global nuk është thjesht një frikë

New York, 17 mars - Me restorante, dyqane, linja ajrore dhe fabrika të mbyllura në mbarë botën, ekonomistët po paralajmërojnë se recesioni global nuk është thjesht një frikë. Ai sipas tyre, ka nisur.

CNN citon të dhëna ekonomike të publikuara nga Kina të tregojnë se pas shpërthimit të epidemisë në muajt janar e shkurt, ekonomia e dytë më e madhe e botës nuk duket se do të rimëkëmbet shpejt.

Tani, me qeveritë dhe bankat qendore në Europë dhe Amerikën e Veriut që po marrin masa drastike për të vënë në fre epideminë, Azinë që mbetet në gjendje alarmi dhe tregjet financiare të tronditura, një numër gjithmonë e më I madh ekspertësh shprehet i bindur se kontraktimi ekonomik ka nisur.

“Nëse 10 ditë më parë kishte një pasiguri legjitime mbi hyrjen ose jo në recession të ekonomisë globale, 10 ditë më vonë, kjo as që vihet më në diskutim”, tha për CNN Business David Wilcox, ish kreu I kërkimit dhe statistikave në Federal Reserve Board.

Java e kaluar solli një ndryshim drastik të jetës së përditshme me shtimin e ndjeshëm të numrit të infektimeve dhe një sërë vendesh që po marrin vendime gati të paimagjinueshme për frenimin e virusit, përfshirë mbylljen e ambjenteve publike dhe gjendjen e shtetrrethimit.

Të gjitha këto hapa, është e qartë se do të pasohen nga një shok serioz ekonomik. Kolapsi i aktivitetit ka prekur çdo sektor të ekonomisë kineze gjatë dy muajve të parë të vitit, ndërsa prodhimi industrial atje, shënoi kontraktimin më të thellë që është regjistruar ndonjëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)