29 Mars 2024

Ekonomist: Shqipëria dhe Kosova në vend të Maqedonisë

Londër, 1 maj - Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova duhet t'i ndërrojnë vendet me qëllim që të ketë atmosferë më miqësore në Ballkan.

Kjo është pjesë e simulimit të gazetës “Ekonomist” (The Economist), në të cilin përmes ndryshimit të supozuar të hartës së Evropës, duhet të krijohet një Evropë “më logjike dhe më miqësore”.

Në artikullin “Vizatim i sërishëm i hartës së Evropës” shkruan se me ndërrimin e lokaliteteve të shteteve në Evropë, do të tejkaloheshin mosmarrëveshjet që ekzistojnë në këtë moment.

“Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova duhet t'i ndërrojnë vendet, ashtu që Maqedonia do ta zërë vendin e Kosovës deri në Serbi, Kosova do ta marrë pjesën bregdetare të Shqipërisë, përderisa Shqipëria pjesën e mbetur. Pohimet e fanatikëve paranoikë grekë për aspiratat territoriale nga sllavët e mashtruar do të avullohen. Bosnja është tepër e ndieshme dhe për shkak të kësaj duhet të mbetet atje ku është”, shkruan “Ekonomist”.

Në artikullin ka arsyetim detajor se pse secili prej shteteve duhet ta ndërrojë vendin e vet në hartën evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)