18 Prill 2024

Ekonomia turke vazhdon të rritet

Ankara, 5 prill - Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan dje në Stamboll vlerësoi zhvillimet ekonomike të Turqisë.

Në fjalën e mbajtur në Mbledhjen e 19 të Këshillit të Përgjithshëm të MUSIAD në Stamboll, Kryeministri Erdoan tha se ekonomia e Turqisë në çerekun e fundit të vitit 2009 është rritur me 6%. Synohet që gjatë vitit 2010 të arrihet një rritje ekonomike prej 3%.

Erdoan deklaroi se do të ecet përpara pa bërë lëshime në politikat monetare dhe ato financiare.

Duke ndalur edhe tek projektligji për stopazhet të do të dërgohet në Parlament Erdoan u shpreh se nuk do të ketë më ndryshim ndërmjet vendasve dhe të huajve për sa i përket debitimit të shtetit dhe stopazhi do të bëhet zero.

Kryeministri tha se shpreson që kjo gjë të rrisë investimet në vend dhe theksoi se do të jetë e mjaftueshme të ndiqet bursa për të kuptuar se si do të vazhdojë të rritet ekonomia turke në themele të forta.

Një deklaratë në lidhje me stopazhet ka ardhur edhe nga Ministri i Financave Xhemil Shimshek.

Shimshek ka bërë të ditur se ata parashikojnë të ndaj kompanive të kapitaleve dhe fondeve të aplikojnë 0% stopazh, ndërsa ndaj personave fizikë dhe institucioneve të aplikojnë 10% stopazh.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)