19 Prill 2024

Ekonomia rumune shërohet nga kriza

Bukuresht, 16 mars - Ekonomia rumune tregon shenja të shërimit, një vit pasi që hasi në recesion, deklaroi ministri i Financave i Rumanisë, Sebastijan Vlladesku.

Rumania filloi t`i tregojë shenjat e para të përmirësimit, por megjithatë ekonomia varet edhe nga trendet botërore të zhvillimit ekonomik, tha Vlladesku gjatë konferencës në të cilën janë prezantuar trendet pozitive në zhvillimin ekonomik.

Ai shtoi se objektiv prej 1,3 për qind rritje që para vetes e vendosi Qeveria rumune nuk është i paarritshëm dhe mund të arrihet me kusht që tregjet ekonomike të mos preken nga edhe një krizë.

Gjatë vitit 2009 Bruto Prodhimi Vendor (BPV) rumun është zvogëluar për 7,2 për qind. Krahas kësaj, vlera e prodhimtarisë industriale po ashtu tregon tendencë të rritjes gjatë janarit dhe shkurtit.

Vlladesku refuzoi të bëjë parashikimin e rritjes së ekonomisë në tremujorin e parë të vitit 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)