20 Qershor 2019

Ekonomia portugeze rimëkëmbet

Lisbonë, 23 maj - Ekonomia e Portugalisë po i reziston zymtësisë që mbizotëron në Evropë. Aktiviteti ekonomik në Portugali vazhdon të jetë i fortë, me një rritje prej 0.5% të GDP-së gjatë tremujorit të parë.

Sipas parashikimeve të Brukselit, niveli i rritjes vjetore të Portugalisë do të jetë 1.8%, ndërkohë që pjesa tjetër e Eurozonës parashikohet të jetë në nivelin 1.2%.

Duke vazhduar tendencën e filluar në vitin 2018, forma e mirë ekonomike e Portugalisë vjen kryesisht prej konsumit privat, të nxitur nga rritja e pagave dhe punësimi.

 Të dhënat paraprake të botuara nga instituti kombëtar i statistikave, tregojnë “një përshpejtim domethënës në investime”.

Që nga viti 2014, defiçiti qeveritar ka rënë nga 7.2% e GDP-së, në 0.5%. Në vitin 2013, papunësia ishte në 17.9%, ndërsa tashmë është në rreth 6%.

“Sektori i turizmit ka qenë nxitësi kryesor për rimëkëmbjen e eksporteve portugeze”, konfirmoi për Zërin e Amerikës Drejtori i Zyrës për Portugalinë në Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD), Ben Westmore.

Këto shifra e bëjnë Portugalinë shumë të preferuar për institucionet ndërkombëtare financiare. Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, lavdëroi kohët e fundit gjatë një vizite në Lisbonë, rimëkëmbjen ekonomike të Portugalisë.

“Portugalia dhe populli portugez meritojnë atribute të mëdha për përpjekjet e tyre, për të cilat ata duhet të jenë krenarë”, u shpreh zonja Lagarde.

Megjithë rimëkëmbjen spektakolare dhe rënien e papunësisë, një ndjesi kujdesi dhe rrogash ende të ulëta janë të pranishme në mbarë Portugalinë.

Rroga minimale është rreth 600 Euro në muaj, shifër që nuk ka rikthyer dot në vend shumë të rinj që u larguan gjatë krizës ekonomike. Gjatë periudhës 2008 – 2014, nga Portugalia largoheshin rreth 120 mijë persona çdo vit. 20% e tyre ishin punonjës të specializuar, thotë profesori i sociologjisë, Joao Miguel Trancoso Lopes.

Profesor Lopes filloi një studim dhe intervistoi shumë prej të larguarve për të kuptuar motivimet që vazhdojnë t’i mbajnë larguar nga vendi, apo çfarë do t’i kthente në vend.

“Nuk e shikojnë Portugalinë si vend me shumë mundësi. Pagat e ulëta janë një pengesë e vërtetë. Kërkojnë për punë më të mirë, gjithnjë jashtë vendit. Në dallim nga brezat e mëparshëm, të rinjtë portugezë që jetojnë jashtë vendit, nuk ëndërrojnë të rikthehen në atdhe”, i tha Zërit të Amerikës, profesori Lopes.

Vetë profesori paguhej rreth 3 mijë Euro në muaj përpara krizës ekonomike. Sot, ai paguhet 2 mijë e 600 Euro në muaj. Një tjetër shqetësim është sektori i kujdesit shëndetësor, i cili pësoi shkurtime të mëdha buxhetore gjatë krizës.

Bruno Maia është neurolog në Lisbonë. Ai e pranon se qeveria e tanishme ndërmori disa masa për të lehtësuar impaktin, si p.sh. u punësuan doktorë dhe infermiere.

“Dëmi që iu shkaktua sistemit tonë të kujdesit shëndetësor është kaq i thellë, sa që këto vende të reja pune nuk kompensojnë dot çfarë u humb gjatë krizës. Nuk mjafton. Problemet janë duke u shtuar dhe ne po sforcohemi”, i tha Zërit të Amerikës zoti Maia. Si shembull, ai përmendi se një procedurë jo urgjente, si p.sh. një skanim MRI, mund të kërkojë deri në një vit kohë për t’u bërë.

Megjithë këto probleme, Antonio Costa, kryeministri socialist që u zotua në 2015-tën për kapërcimin e ngërçit ekonomik, vazhdon të jetë popullor në Portugali. Partia e tij dhe aleatët duket se do të fitojnë në zgjedhjet evropiane të 26 majit.

“Euroskepticizmi, që u shtua shumë gjatë krizës, nuk është edhe aq i rëndësishëm sot. Nuk ka gjasa të mundet Partia Socialiste, e cila gëzon popullaritet në Portugali”, i tha Zërit të Amerikës profesori i shkencave politike në universitetin e Lisbonës, Andre Freire.

Portugalia ka 21 vende në Parlamentin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 qershor 2019 - Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrit më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së organozn konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Zyra e BE-së në Kosovë  në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike" gjatë së cilës do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Blerim Devolli, pronar i Kompanisë Dardafon. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile organizojnë protestën e shoqërisë civile në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore së bashku me Ambasadën Franceze në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët "Cilësia e Ajrit në Kosovë: Drejt Standardeve Evropiane". (Aleanca Franceze, Rruga Lah Nimani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Pasqyrave financiare të Ndërmarrjes Publike 'Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi dhe  shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga raporti i Auditimit të Performancës, Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Ndërteas e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, organizon shënimin e kësaj dite, e cila i dedikohet shërbimin civil në Republikën e Kosovës. (Amfiteatri i MAP-it, ora 10:30)

- Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizon ceremoninë e përurimit të prodhuesit të parë të specializuar për fidanë në Kosovë 'Agrobora'. (Ferma Agrobora në Tërnovc të Skenderajit, ora 10:30)

- ADMOVERE promovon raportin 'Profesorët përballë ligjit' në të cilin mes tjerash, do të publikohen aktakuzat dhe kallëzimet penale, ku janë të përfshirë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ish ProCredit Bank, përballë komunës së vjetër, ora 11:00)

- Mbahet miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta ku gjatë kësaj dite do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si dhe aktivitete të lira. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, të organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00)

-