04 Gusht 2020

Ekonomia para kolapsit!

Prishtinë, 9 korrik - Kosova kishte vendosur masat për frenimin e Covid-19 më 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me këtë virus në vend.

Deri më 4 maj, kur ka filluar faza e parë e masave lehtësuese dhe më pas më 18 maj faza e dytë, sipas organizatave ekonomike, biznesi ka pësuar humbje të mëdha pasi shumica e bizneseve ose kanë qenë të mbylluara ose kanë zhvilluar aktivitete kufizues ekonomik.

Koronavirusi ka ndikuar në ndërprerjen e shumë sektoreve ekonomike duke lënë bizneset pa të hyra derisa detyrimet e këtyre bizneseve janë aktive gjë që mund t’i shtyjë ato drejt dështimit.

Nga kjo pandemi në Kosovë mund të kalopsoj ekonomia. Tashmë edhe sinjalet e para janë të qarta pasi ka një numër të madh të bizneseve që janë shuar.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në një prononcim për gazetën “Bota sot” u shpreh s: Kosova po ballafaqohet me sfida të shumta jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe aspektin social dhe politikë por edhe në atë  integrues e në veqanti aspektin e imazhit.

“Definitivisht Kosova është duke u ballafaquar me sfida të shumëta nuk ka të bëj këtu vetëm me aspektin ekonomik, por ka me aspektin social, politikë, integrues, e në  veçanti ne aspektin e imazhit, prandaj nëse  kërkohet  emruesi i përbashkët, se pse jemi ne këtë gjendje  ku jemi është mungesa e stabilitetit politik, në këtë drejtim deri sa vendet e rajonit e me gjerë janë duke e hartuar strategjin për të dal nga kjo krizë, janë duke hartu strategji qe jo vetëm të mirren me sanim të pasojave nga koronavirusi po këtë situatë ta shëndrrojnë në favore për zhvillim. Ne merremi me vetën, ne merremi me mbrojtjen e  interesa të partive politike, dhe të grupeve të caktuara dhe jo me shtet dhe vet fakti që e kemi një buxhet çfare e kemi në pamje nuk kemi unitet politik per të miratuar ose per ta rishikuar marrveshjen nderkombtare”, thotë Gërxhaliu.

Tutje Gërxhaliu shton se është koha kur paturtizmimi folklorik i së kaluarës të shëndrrohet në motive për zhvillim, mbështetje dhe rimëkëmbje, përndryshe Kosova do të ballafaqohet me një pandemi më të rrezikshme se koronavirusi e ajo është pandemia ekonomike sociale.

“Vet fakti që edhe sot në këtë kohë krize nuk kemi gadishmëri dhe vullnet politik per të votuar rishikimin e buxhetit kjo është dëshmia më e mirë se me çka është duke u ballafaquar Kosova dhe çfarë pasoja ekonomike negative do të ketë të ardhmën prandaj besoj se është koha kur duhet patriotizmi folklorik, i të kaluarës te shëndrrohet në motivim për zhvillim mbështetje, dhe motivim për rimëkëmbje, përndryshe Kosova me të vërtet do të ballafaqohet me një pandemi që do të jetë shumë më e rrezikshme se koronavirusi dhe ajo do te jet pandemia ekonomike sociale, dhe kur ki parasysh faktin që do të thotë se në Kosovë ka thërmija të shumta të cilat mos të mendohet se janë dashamirëse përball Kosovës kjo bombë e kurdisur mund të jetë vërtetë rreziku më i madh që i kanoset Kosovës  sepse populli hesht në ndonjë moment dhe trazirat janë të paevitushme dhe paramendo në qoftëse do të ketë infiltrim dhe keq orientim te këtyre trazirave do të jetë grushti më i madh prandaj besoj që të gjithë duhet të bëjnë më tepër për Kosovën."

"Dhe sot patriotizmi modern është  mbështetja ekonomike si mekanizem kyç për stabilitet politik, stabilitet social dhe për të përmirsuar imazhin e Kosovës, nuk bëhet nderë dhe nuk  i kontribohet ardhmërisë nga deputetët e Parlamentit të Kosovës se shumë më teper humbin kohë me fjalë ofenduse ndermjet veti nuk i bëhet nder, dhe nuk ndërtohet, ardhmëria e Kosovës me bllokime, dhe me shantazhe dhe në këtë drejtim besoj që duhet të bëhet më tepër që të  arrijnë një stabilitet të jetë  vetëm një urë e cila do ta lidh ardhmërinë  në  Kosovë  që dua të besoj, se do jetë në radhë  sundimi i ligjit zhvillimi ekonomik, do të jet shëndetësia, dhe do të jetë edukimi”, thotë tutje ai.

Sipas ti, mbyllja e ekonomisë nuk është zgjidhje është dëshmu edhe në vendet më të zhvilluara që duhet të gjejnë alternative tjetër dhe më parë duhet të kuptohet se deri sa vendet në rajon dhe më gjerë kanë bërë katër hapa, ose katër strategji për të ndihmuar sektorin privat me pakon emergjente, dhe vet faktin që sektori privat është sektori më i goditur bashkë me qytetarët e dëshmon realitetin e hidhur të krijuar në Kosovë.

“Nuk duhet gjithmonë të humbet kohë për të gjet arsye për dështimm por duhet gjinden rrugë se si dilet nga dështimi në këtë drejtim kampanja vedisuese për qytetarët duhet te jenë të parët disiplina dhe zbatimi i rekomandimeve të institutit të shëndetësisë kombëtare, mirëpo paralel me këto duhet të punohet në rishikimin e buxhetit, duhet të punohet në ratifikimin e marrveshjeve me donator dhe me institucione financiare kredibile, por ajo çka është më shqetësuese që në Kosovë po frikësohen ta përdorin termin bordi publik jena në një situate ku nuk duhet kalkulime të shumta, sepse nuk do të mund t’i ikim borxhit publik, sepse Kosova e ka një komoditet sepse me ligjin mbi financa publike Kosova mund te hyj  në borxh deri në 40% të GJDP dhe ne për momentin kemi vetem 19% të shfrytezuar por nese duhet një analizë më e thukët vendet e rajonit kanë 60-70% të  GJDP të  lejuar prandaj edhe kjo duhet të jetë një alternativë qe ky bord të jet nje infusion për mbështetje të sektorit privat per te krijuar vende të reja të punës për stabilitet social dhe jo të shëndrrohet Kosova në një shtetë për të ikur,” përfundoi  Gërxhaliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)