19 Prill 2024

Ekonomia kineze hyn në një fazë të re, ulet ritmi i rritjes

Pekin, 12 janar - Bruto Produkti Venderi i Kinës në vitin 2011 do të rritet nga 8 për qind në 9 për qind. Specialistët mendojnë se tani ekonomia kineze po hyn në një fazë të re.

Për vitin në vazhdim ekonomistët parashikojnë se rritmi i rritjes ekonomike të Kinës do të ulet, nga i lartë në normal. Ish kreu i Drejtorisë së Organizimit Tregtar, dhe këshilltari i përgjithshëm i Fondit Boyuan, Qin Xiao tha se ritmet e zhvillimit të ekonomisë kineze në të ardhmen do të ulen.

"Ekonomia e Kinës ka patur një periudhë të rritjes së shpejtë, aktualisht po hyn në një fazë të re dhe më të shëndetshme, më të balancuar dhe më të vazhdueshme", thotë Qin Xiao.

Drejtori i Institutit të Studimeve Ekonomike Civile, Pan Gang, u shpreh se kohët e fundit,  për të përballuar presionin e inflacionit, Kina ka ndërmarrë një politikë të ngushtë monetare, e cila do të ulë shpejtësinë e rritjes ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)