26 Prill 2024

Ekonomia japoneze, e treta n'botë

Tokio, 14 shkurt - Japonia ka humbur një post në ekominë botërore duke zbritur në vendin e tretë. Të dhënat e ekonomisë japoneze, konfirmojnë faktin, duke ia lënë kështe vendin Kinës.

Kabineti zyrtar japonez, zbuloi se prodhimi i përgjithshëm bruto për vitin 2010 është vlerësuar me 5. 4742 trilion dollarë, ndërsa ajo e Kinës me 5.8786 trilion dollar.

Ekonomia japoneze, është rritur në 2010 me 3.9 përqind, por rritja e ekonomisë kineze ka qënë me 10 përqind.

Qeveria japoneze ka deklarar se nëse Kina vazhdon me të njëjtat nivele të rritjes, ajo do të kalojë në edhe ekonominë më të madhe në botë të SHBA për më pak 20 vite.

Kina ka rritur ekonominë e saj, në përmjet zhvillimit të industrisë dhe infrastrukturës së brendshme, duke u mbështetur eksportet. Korporatat multinacionale janë shtirë në Kinë, duke patur një avantazh koston e ulët të fuqisë punëtore.

Ndërkohë që Japonia ka mbetur në stanjacion dhe deflacion për 2 dekada me rradhë. Decisive në politikat ekonomike ka qënë ndërrimi i shpeshtë i liderëve, pasi janë emëruar 6 kryeministra në në 5 vite.

Duke parë përtej kësaj Japonia po vuan edhe një tsunami demografik, pasi është një popullsitë më të plakura në botë dhe me një nivel shumë të ulët të lindjeve.

Megjithatë standarti i jetësës midis Japonisë dhe Kinës nuk mund të krahasohet, ku kjo e fundit e ka disa herë më të ulët se konkurentja e saj.

Por përmasat e ekonomisë nuk japin një pamje vetëm të influencës ekonomike të një shteti, por gjithashtu edhe të sferës politike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)