20 Prill 2024

Ekonomia e Shqipërisë vazhdon të forcohet

Tiranë, 15 dhjetor - Në raportin e Bordit Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) nënvizohet se ekonomia shqiptare vazhdon të forcohet falë rritjes së kërkesës së brendshme, investimeve të huaja direkte dhe përmirësimit në marrëdhëniet me partnerët kyç tregtar të BE-së.

"Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3,4% në 2016 dhe vazhdon të forcohet duke përfituar nga kërkesa e brendshme në rritje, investimet e huaja të drejtpërdrejta të mëdha e të lidhura më energjinë dhe një përmirësim në marrëdhëniet me partnerët kyç tregtar të BE-së", citohet raporti.

Objektivat kryesore të politikës në rrethanat e tanishme, thotë FMN, janë për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar si dhe për të thelluar reformat strukturore dhe institucionale për të përshpejtuar ritmin e konvergjencës.

Sipas FMN-së, inflacioni llogaritet nën 2%. Defiçiti kryesisht financohet nga huatë dhe derdhjet e mëdha të investimeve të huaja të drejtpërdrejta. FMN konstaton se rezervat valutore janë të mjaftueshme.

Në raport evidentohet se perspektiva afatmesme mbetet e favorshme.

"Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të arrijë në 4%, e nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe reformat që përmirësojnë klimën e biznesit", thotë FMN. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)