20 Prill 2024

Ekonomia e Shqipërisë pritet të humbë 1.8 miliardë euro nga Covid-19

Tiranë, 7 korrik - Ekonomia  Shqipërisë pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro nga pandemia që ka mbërthyer vendin dhe botën, si rrjedhojë e shpërthimit të infeksionit të Covid-19.

Në tabelat e buxhetit të rishikuar 2020, financat kanë rishikuar në ulje prodhimin e brendshëm bruto të vendit në 1.58 trilionë lekë, ose 12.7 miliardë euro.

Në krahasim me pritshmërinë në fund të 2019-s, kur prodhimi i brendshëm bruto për këtë vit parashikohej në 1.79 trilionë lekë apo 14.5 miliardë euro, rënia është rreth 1.8 miliardë euro.

Kjo është dhe shuma që ekonomia pritet që të humbë nga izolimi pothuajse total dy mujor dhe pasojat afatgjatë që ai la në zinxhirin e furnizimit, industri, bizneset e vogla, konsum, punësim etj.

Më këtë parashikim, qeveria i afrohet pritshmërisë së BERZH, që ishte më pesimisti deri tani me një vlerësim për një rënie ekonomike prej -9% këtë vit.

Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BERZH parashikonin që ekonomia vendase të tkurrej me 5% përgjatë këtij viti, çka do të sillte një humbje prej rreth 1.2 miliardë eurosh.

Në tremujorin e parë të vitit, sipas INSTAT, ekonomia ra me 2.52%, e ndikuar negativisht nga tërmeti, që frenoi ndërtimin dhe mbyllja e ekonomisë në tre javët e fundit të marsit.

Tkurrja pritet të ketë qenë më e lartë në tremujorin e dytë, ku për më shumë se dy muaj i gjithë vendi ishte në një karantinë të fortë dhe pjesa më e madhe e bizneseve ishin të mbyllura.

Banka e Shqipërisë vlerëson që dhe në gjysmën e dytë të vitit, vendi do jetë në territor negativ. Si rrjedhojë vendi po shkon drejt rënies më të madhe ekonomike që nga 1997-a kur ra me 10.2%.

Rimëkëmbja është e vështirë të parashikohet, përsa kohë që virusi është akoma në qarkullim, ndonëse qeveria nuk ka dhënë sinjale se do të rikthejë kufizimet.

Banka e Shqipërisë ka pohuar se në rrethanat që ndodhemi, pasiguria në parashikimet makroekonomike është relativisht e lartë, por megjithatë, në një skenar bazë të ndërtuar mbi premisën e zhdukjes së pandemisë gjatë vitit 2020 dhe supozime të arsyeshme mbi ambientin e brendshëm dhe të huaj, ekonomia shqiptare pritet të rikuperojë humbjet e pësuara gjatë pandemisë brenda dy viteve të ardhshme.

Banka e Shqipërisë pret një rënie relativisht të ndjeshme në vitin 2020 dhe një kthim në territor pozitiv të rritjes ekonomike në vitin 2021.

Banka vlerëson se pandemia COVID-19 ka shkaktuar goditjen më të rëndë mbi ekonominë shqiptare në dy dekadat e fundit. Kjo goditje ka ndikime makroekonomike, në formën e rënies së vëllimit të aktivitetit ekonomik, të rritjes së papunësisë, si dhe të rritjes së borxhit privat e publik.

Po ashtu, ajo ka dhe një ndikim të fortë mikro, në formën e problemeve specifike në sektorë të caktuar të ekonomisë si rënies së të ardhurave dhe vështirësive financiare në mjaft familje dhe biznese.

Deficiti buxhetor pritet të arrijë mbi 1 miliardë euro, ndërsa borxhi, pa efektin e kursit të këmbimit në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)