20 Prill 2024

Ekonomia e Europës përballet me krizën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore

Frankfurt, 28 maj - Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka deklaruar se ekonomia e Eurozonës po përballet këtë vit me një tkurrje në përputhje me parashikimet më pesimiste të Bankës Qendrore Europiane.

Prodhimi në rajon ka të ngjarë të bjerë mes 8% deri 12%, tha Lagarde në një seancë pyetje dhe përgjigje në internet, drejtuar të rinjve europianë. Vlerësimet për një skenar të butë janë “demode”.

“Do të kemi një tablo më të qartë brenda disa ditësh ndërsa botojmë shifrat tona në fillim të qershorit, por ka të ngjarë që ne do të jemi ndërmjet skenarëve të mesëm dhe të rëndë”, tha ajo.

BQE do të rifreskojë parashikimet e saj zyrtare për rritjen dhe inflacionin javën e ardhshme, kur Këshilli Drejtues gjithashtu vendos për politikën monetare.

Ekonomia e Europës po përballet me krizën e saj më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore pasi bizneset u detyruan të mbyllen nën klimën e pandemisë së koronavirusit, duke i kushtuar rajonit qindra mijëra vende pune deri më tani.

Në mars, Banka Qendrore Europiane filloi një program të blerjes së pasurive prej 750 miliardë eurosh (822 miliardë dollarë) për të mbështetur kostot e huamarrjes dhe mund të rritet atë javën e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)