19 Prill 2024

Ekonomia amerikane regjistron shtim të vendeve të punës

Washington, 5 gusht - Një raport i ri nga një firmë private arrin në përfundimin se ekonomia amerikane regjistron shtim të vendeve të punës në muajin korrik.

Shërbimi ADP i punëdhënësve, firmë ku kalojnë miliona çeqe pagesash, tha sot se muajin e kaluar kompanitë private shtuan 42 mijë vende pune.

Korriku është muaji i gjashtë me rradhë që firma ADP njofton për shtimin e vendeve të punës në sektorin privat, megjithatë kjo firmë tha se ky shtim vendesh pune ka qënë i vogël, ndërkohë që tregu i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë delikat.

Disa ekonomistë e konsiderojnë raportin mujor të firmës ADP si një tregues paraprak i raportit mujor të departamentit amerikan të punës për papunësisë, që do të publikohet të premten. Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara për muajin qershor ishte 9.5 për qind.

Një raport tjetër, po sot, i kompanisë së punësimit, Challenger, Gray, and Christmas arriti në përfundimin se numri i vendeve të punës në plan për t'u shkurtuar u ngrit për të tretin muaj me rradhë, duke u ngritur 6 për qind nga qershori në korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)