26 Prill 2024

Edhe sektori privat kërkon ngritje të pagave

Prishtinë, 12 janar - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privatë të Kosovës ka kërkuar që ngritje pagash duhet të ketë edhe tek të punësuarit në sektorin privatë, pasi që sipas kësaj Sindikate pagat e tyre janë edhe më të ulëta se ato të shërbyesve civil.

“Ne i gëzohemi kësaj rritje pagash te disa  kategori të të punësuarve  në shërbimet civile, mirëpo Sindikata jonë kërkonë që ngritje pagash duhet kërkuar  edhe tek të punësuarit në sektorin privatë, pasiqë pagat e tyre janë edhe më të ulëta se ato të shërbyesve civil, madje kur ke parasysh edhe keqtrajtimin e kësaj kategorie të  punëtorëve” ka thënë Jusuf Azemi kryetarë i Sindikatës së Sektorit Privatë të  Kosovës.

Kjo Sindikatë ftonë anëtarët e vetë që të bashkëpunojnë ngushtë me këtë institucion me qëllim të përmirësimit të pozitës së punëtorëve në Sektorin Privatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)