26 Nëntor 2020

Drejtoria e Inspeksionit vazhdon me lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë

Mitrovicë, 18 shtator - Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Inspeksionit, pas kërkesave të qytetarëve, kanë ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.

Lidhur me këtë aksion, zyrtarët komunal nga Drejtoria për Inspeksion, bëjnë të ditur se ky lokal ka shfrytëzuar hapësirën publike duke dëmtuar sipërfaqen e gjelbëruar, me anë të kubëzave, rrethojës me plato dhe inventarët tjera, pa leje nga organi kompetent.

Prandaj zyrtarët komunal, ju dhanë dy ditë kohë që të lirojnë hapësirën publike në mënyrë që këtë hapësirë ta kthejnë në gjendjen e mëparshme.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, bën thirrje tek të gjitha bizneset që ti kryejnë obligimet ndaj komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të shqiptohen gjoba si dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit që gjenden në hapësirat publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00) 

 

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshimerr pjesë në koncertin e Ansamblit “Shota”, kushtuar 70 vjetorit të formimit të Ansamblit të parë profesional të këngëve dhe valleve në Kosovë. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 16:00)