19 Janar 2020

Drejtoria e Inspeksionit në aksion për lirimin e hapësirave publike

Mitrovicë, 11 dhjetor - Në vazhdën e inspektimeve të përditshme për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, me kërkesë të qytetarëve të Mitrovicës, Inspektorët komunal kanë ndërmarrë aksion në rrugët “Agim Ramadani- Katana”, “Evlia Qelebia”, “11 Marsi”, dhe “Mbretëresha Teutë” duke bërë lirimin e tyre.

Me këtë rast inspektorët komunal kanë konstatuar se në ato hapësira janë vendosur shufra metalike me zingjirë pa poseduar leje nga organi kompetent, duke dëmtuar kështu trotuaret të cilat shërbejnë për qarkullim të lirë të qytetarëve.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, bën të ditur se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, në mënyrë që të lirohen hapësirat e uzurpuar komunale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)