27 Maj 2020

Drejtoria e Inspeksionit kontrollon klubet e natës në Mitrovicë

Mitrovicë, 18 tetor - Mbrëmë, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në qytetin e Mitrovicës.

Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00, ndërsa nga Drejtoria e Inspeksionit  këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës.

Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej katër subjekte afariste, ku pas inspektimit është kërkuar që  të respektohet  Rregullorja Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste.

Drejtoria e Inspeksionit  do të vazhdoj edhe më tutje me aksione të tilla si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët neglizhojnë  rregullat lidhur me  respektimin e orarit zyrtar të paraparë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Maj 2020 - Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore, shqyrton po ashtu Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Raportin e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N 302, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - pa prezencën e mediave)

- Disa Organizata Jo Qeveritare dorezojn  Peticionin - 'Mos na helmoni!' - kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Tek Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ora 13:00)

- Komuna e  Rahovecit, organizon debat publik me qytetarët për Taksa Komunale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 13:30)

- Me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes përmbyllet kampanja 'Linja e Jetës'. (Mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ora 16:00)