19 Prill 2024

Drejtori Murtezaj viziton Agjencinë e të Hyrave dhe Doganës në Angli

Prishtinë, 23 shtator - Me ftesë të Ambasadës së Britanisë së Madhe, një delegacion nga Administrata Tatimore e Kosovës i përberë nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe disa nga bashkëpunëtoret e tij, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Agjencinë e të Hyrave dhe Doganës në Angli.

Kjo vizitë po zhvillohet me qëllim të marrjes së përvojave nga autoritetet britanike në rritjen e kapaciteteve  në njësinë e inteligjencës financiare në ATK, si dhe marrjen e praktikave në fushën e luftimit të evazionit dhe shmangies tatimore.

Vizita është realizuar në kuadër të komponentës së bashkëpunimit që kemi me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)