21 Shkurt 2020

Dogana kalon 800 milion euro të mbledhura

Prishtinë 12 shtator - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur një rekord të ri në mbledhjen e të hyrave.

Në vitin jubilar të doganës, 20 vjetorin e themelimit janë grumbulluar për herë të parë që nga themelimi mbi 800 milion euro në javën e dytë të shtatorit.

Pra kjo sipas doganes paraqet një të arritur të madhe si dhe një lajmë të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Krahasimi me vitin paraprak tregon se trendi i të hyrave është në rritje, në të njëjtën periudhë dogana kishte grumbulluar rreth 773 milion euro derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim mbi 804 milion që paraqet rritje prej 31 milion euro më shumë apo 4% më shumë.

Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)