26 Prill 2024

Dogana arrinë rekord në mbledhjen e të hyrave

Prishtinë, 16 korrik - Gjatë këtyre 24 orëve të fundit raportohet se Dogana e Republikës së Kosovës ka arritur të mbledhë të hyra në shifër rekorde nga taksat e mallrave të importuara në vlerë prej 5,286,018.85 euro.

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë se gjatë ditës së djeshme janë mbledhur të hyrat sipas këtyre kategorive:

Dogana        647,407.78 €
Akciza    1.467,666.11€
TVSH-ja     3.170,944.96  €

Deri në javën e parë të korrikut dogana sipas zëdhënësit Stavileci ka mbledhur të hyra  prej  299,346,161.73 euro që  është 6,3% (17.7 milion euro) mbi vitin e kaluar pasi që në të njëjtën periudhe të vitit 2009 dogana kishte mbledhur  281,614,073.10.

Në përgjithësi mbledhja e te hyrave nga Dogana gjate periudhës së parë të vitit është rritur në krahasim me vitin e kaluar kjo si rezultat i profesionalizimin të mëtejmë dhe rritjes së kontrolleve në tërë territorin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)