19 Mars 2024

Disney blen 21st Century Fox për 71.3 miliardë dollarë

New York, 20 mars - Tashmë është bërë zyrtare blerja e 21st Century Fox nga Disney. Lajmi u bë i ditur nga Fox në rrjetin social Twitter. Shifra e marrëveshjes, sipas mediave amerikane, shkon në 71.3 miliardë dollarë.

Kjo marrëveshje epokale, do të prekë shumë ekskluzivitete dhe të drejta rreth filmave dhe sagave nga pikëpamja televizive, por ajo që po shqetëson fansat është pikëpamja kinematografike.

Një nga ‘pasojat’ me interesante është rikthimi i Marvel Studios në pronësi të Disney, të të drejtave të disa personazheve si X-Men dhe Fantastic Four, që mund të përfshihen në projektet e reja.

Me këtë blerje edhe ekskluzivitete të tjera, mes tyre edhe Avatar, do të hyjnë në katalogun e Disney, që do të dominojë tregun që tani sheh si protagonistë Star Wars, Pixar dhe sigurisht, Marvel Cinematic Universe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)