25 Shkurt 2020

Diskutohet roli i sinjalizuesve në ekspozimin e korrupsionit në prokurim

Prishtinë, 12 dhjetor - Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit 2019 organizon tryezën e diskutimit të organizuar nga KDI, D+ dhe INPO, me titull “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”.

Kjo tryezë diskutimi organizohet me qëllim të diskutimit rreth integritetit të biznesit në prokurim publik, roli i sinjalizuesve në ekspozimin e korrupsionit në prokurim publik si dhe roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit në sistemin e prokurimit publik.

Korrupsioni aq sa është i keq për shoqërinë është i dëmshëm edhe për biznesin, duke paraqitur rreziqe të rënda financiare, operacionale dhe ndikime në reputacion.

Tani më shumë se kurrë, kompanitë janë duke ndërmarrë veprime për të zbatuar masa dhe politika serioze dhe efektive kundër korrupsionit brenda strategjive dhe operacioneve të tyre, si dhe duke luajtur një rol efektiv në luftën kundër korrupsionit si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë komercial.

Në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve si Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik, Zyra Kombëtare e Auditimit, Agjencia Kundër Korrupsionit, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Policia e Kosovës, përfaqësues të Odave Ekonomike dhe përfaqësues nga bizneset dhe shoqëria civile.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)