26 Shkurt 2020

Diskutohet për mundësitë dhe rreziqet e sektorit bankar

Prishtinë, 19 nëntor - Përfaqësues të lartë të BQK-së dhe të institucioneve ndërkombëtare diskutuan në lidhje me efektet e fushëveprimit financiar në zhvillim e sipër, mundësitë dhe rreziqet për zhvillimin e sektorit financiar në ekonomitë në zhvillim - perspektiva e Ballkanit Perëndimor.

Panelistët e sesionit të dytë: Ratna Sahay, Zëvendësdrejtoreshë e Departamentit të Tregjeve Monetare dhe Kapitale nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Radoje Žugić, Guvernator i Bankës Qendrore të Malit të Zi, Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Anita Angelovska Bezhoska, Guvernatore e Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut, Sokol Havolli, Zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Jasmin Mahmuzić, Drejtor i Agjencionit Bankar të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës diskutuan se si mund të jetë e ardhmja e sektorëve tradicionalë bankarë dhe a po rritet rëndësia e financimit jo bankar në vitet e fundit.

Panelistët diskutuan për rëndësinë e zhvillimeve teknologjike dhe nëse ky sektor po e bënë më të ndërlikuar ruajtjen e stabilitetit financiar.

Gjithashtu pika të tjera të diskutimit ishin edhe për mundësitë dhe rreziqet për zhvillimin e sektorit financiar në përgjithësi dhe në ekonomitë e tregut në veçanti, në theks të veçantë perspektiva e Ballkanit Perëndimor.

Në fund të sesionit të pranishmit kanë mundur t’iu parashtrojnë pyetje panelistëve rreth temave të diskutuara.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2020 - Qytetarët e komunës së Rahovecit do të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Konstituohet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit N 302, ora 10:00)

- Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale organizojnë mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prof.dr. Safet Beqiri. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësis, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta Dobroshi me urdhërin "Kalorëse e Arteve dhe Letrave". (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan - Qirez, mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës të studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)

- Edona Reshitaj do të prezantojë koncert - recitalin “Zonjat e Kanges”. (Teatri Kombetar i Kosoves, ora 20:00)